Debati televiziv mes dy politikanëve në Moldavi ka përfunduar në një skenë boksi dy ditë më parë.
Anëtari i Partisë së Ndryshimit, Sergiu Tofilat u konfliktua me ish-zv.Ministrin e Brendshëm, Ghenadie Cosovan pas disa shkëmbime akuzash.
Situata u acarua kur Cosovan e lagu me ujë Tofilat i cili iu kthye me grushte e më pas e hodhi në tokë.
E gjithë skena u transmetua live në televizion teksa mediat moldave shkruajnë se pas emisionit ata i dhanë dorën njëri tjetrit.
Një ditë më pas, Tofilat ka kërkuar falje publike. Përmes një postimi në rrjete sociale ai thotë se dhuna është e papranueshme dhe mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me mjete të tilla.
“Më vjen keq për incidentin në televizorin Jurnal. Ishte një situatë në të cilën nuk dija t’i kontrolloja emocionet e mia dhe pendohem për atë që ndodhi. Dhuna është e papranueshme, mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me mjete të tilla, të cilat nuk do të ishin natyra ose shkaku i tyre. Më vjen keq për këtë incident ” – shkruan Tofilat.