Publicisti, Halil Matoshi, ka reaguar pasi që dje në takim të presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e Komunës së Mamushës, Adbdülhadi Krasniç, u prezantua flamuri i Turqisë si simbol zyrtar.
Në një shkrim në Facebook, Matoshi ka thënë se një gjë e tillë është shkelje e Kushtetutës, teksa ka vënë theksin në Ligjin për Përdorimin e Simboleve Shtetërore.
Për përdorimin e simboleve turke si zyrtare në takim me presidenten nga ana e Krasniç ka reaguar edhe njohësi i rrethanave politike, Nexhmedin Spahiu.
I njëjti ka akuzuar Osmanin për shkelje kushtetuese, si dhe ka shtuar se simbolet e huaja shtetërore mund të përdoren vetëm në takime me diplomatë të huaj.