Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, janë tri komuna shqiptarë, që serbët i llogaritin si të tyre.
Ato edhe sot janë komuna të diskriminuara nga Serbia.
Në Preshevë, serbët vitë më parë kanë hequr një lapidar kushtuar dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë.
Tash, shqiptarët atje po kërkojnë, vendosjen e shtatores së heroit kombëtarë Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Ata madje në viti 2008, kanë bërë edhe kërkesë në ministrin përkatëse për vendosjen e shtatores së heroit, Skënderbeu.
Njohësi i çështjeve polikite atje, Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, pavarësisht kërkesën, ajo nuk u lejua të bëhet sot e kësaj dite.
“Më, 7 janar të vitit 2007, u dha propozimi dhe u shkrua në të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike në gjithë hapësirat shqiptare për inciativën dhe propozimin për ngritjen e shtatores së heroit tonë Kombëtar Skënderbeut në qendër të Bujanocit.
Në vend që të vendoset shtatorja e heroit tonë Kombëtar Skënderbeut në qendër të Bujanocit me një manifestim, shënim madhështor siç u mendua. Është parashtruar edhe kërkesë me shkrim më datën 15.10.2008, e cila ju është dorëzuar organeve gjegjëse në Bujanoc për ngritjen e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit.
Jo vetëm ende, që nuk është ngritur shtatorja e heroit tonë Kombëtar Skënderbeut në qendër të Bujanocit, por edhe lapidari kushtuar dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ishte vendosur para objektit të komunës së Preshevës që është hequr 20 janar 2013, nga forca policore ende nuk është kthyer në vendin e vetë”, thotë ai.
Tutje, shton se moslejimi është cenim e shkelje e të drejtave individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve në këtë krahinë.
“Moslejimi i përdorimit të simboleve kombëtare, është shkelje, cenim, mohim i të drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve në këtë krahinë, përkundër që më datën 1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur referendumi dhe ka ndodhur lufta e armatosur në mes të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë.
E paevitueshme pse nuk lejohet vendosja e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit, sepse mbi të gjitha, ky rajon nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine. Këto tri komuna janë më të pa zhvilluara dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën, prandaj vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve kombëtare e jo vetëm.
Nëse vendimet e Kuvendit Komunal të Bujanocit, nuk marrin miratimin edhe të Ministrisë përkatëse të Republikës së Serbisë, atëherë kjo, mbetët që vullneti i kësaj komune të ankimohet edhe në Gjykatën Kushtetuese, dhe instanca e mekanizma të BE-së”, përfundon ai.