I pandehuri shqiptar Fisnik H., pranoi akuzat se ka qëlluar për vdekje 31-vjeçarin në Kiel të Gjermanisë.
Ngjarja ka ndodhur më 27 qershor të vitit 2022. Pas një mosmarrëveshje, 24-vjeçari shqiptar ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës dhe është larguar. Sipas raportimeve nga mediat gjermane, viktima ka ndërruar jetë në spital pas dy të shtënave që mori në gjoks.
Lexo Edhe:
Në seancën gjyqësor, i riu shqiptar pranoi akuzat duke thënë se ishte penduar dhe kërkoi falje.
“Nuk doja ta vrisja, por ndihesha i kërcënuar”, tha ai.
Më tej tha se ishte ndjerë i provokuar dhe i kërcënuar nga viktima. Sipas deklaratave të tij, e ka qëlluar 4 herë dhe është larguar nga vendngjarja.
Aktualisht i riu ndodhet në paraburgim në Gelsenkirchen. Gjykata ka caktuar seancën radhës në prill. Mësohet se përveç deklaratave të 18 dëshmitarëve, pritet edhe raporti psikiatrik dhe mjeko-ligjor.