Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe nga Partia Socialiste i shkarkuar nga detyra pak ditë më parë pas akuzave të SPAK për korrupsion.
Rama u shpreh se shkarkimi dhe përjashtimi i tij janë masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit, rezulton i pafajshëm nga akuzat e ngritura ndaj tij.
Bizneset takim me prefektin e Vlorës kërkojnë shtyrjen e orarit të muzikës deri në 24:00, paralajmërojnë protestë
Rama gjithashtu tha se PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia.
“Shkaku që e afroj në kohë këtë takim të planifikuar në fund të korrikut është arrestimi i kryetarit të bashkisë Lushnjë dhe disa bashkëpunëtorëve të tij si të akuzuar nga SPAK për korrupsion. Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia mes rradhëve të saj, por është fuqia e votuar nga populli shqiptar për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve. Korrupsioni, rryshfeti, bakshishi nuk kanë ngjyrë politike dhe janë e zeza, llumi me të cilin ne duhet dhe do të përballemi duke vazhduar të reformojmë Shqipërinë, të ndërtojmë shtetin e së drejtës shqiptare dhe të refuzojmë çdolloj mbrojtje. Të udhëheqim popullon drejt majës ku duhet ta ngjisim dhe do ta ngjisim Shqipërinë. Fatos Tusha do të shkarkohet nga detyra dhe do të përjashtohet nga PS, masa që do të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit ai do të dalë i pafajshëm në fund të procesit,” tha Rama.