Rama shpërndan fjalimin e Erdoganit: Konferenca Islamike mund ta ngrejë Shqipërinë në këmbë

Kryeministri Rama ishte në Stamboll në konferencën e donatorëve, ku kërkoi ndihmë për të rindërtuar Shqipërinë e goditur nga termeti. Edhe pse konferenca u zhvillua paradite, Rama u kujdes që fjala e Presidentit Erdogan të pasqyrohet gjerësisht. Mbrëmjen e sotme, e shpërndau fjalimin e tij në facebook, të titruar në shqip.

“Konferenca Islamike ka 50 anëtarë. Ne po të kapemi dorë për dore, po të bashkojmë fuqitë, nuk ka rëndësi sasia, shumë apo apo pak, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë. Kuptohet që dëshirat janë të mira. Por dëshirat po të mbeten vetëm në fjalë fluturojnë… Mjalti po nuk hyri në gojë, nuk ëmbëlsohet goja. Ky mjaltë duhet ngrënë, dhe ta ndajmë me vëllezërit tanë këtë mjaltë. Ne këtë duhet të bëjmë, të ndajmë mjaltin së bashku. Banka Islamike është ajo që do të hedhë hapin më të rëndësishëm. Ne si Turqi po punojmë, por e dimë që nuk është e mjaftueshme. Ne do punojmë, do të vazhdojmë. Zoti Kryeministër i ka dërguar letra dhe kërkesa shumë vendeve të tjera. Shpresojmë të marrin përgjigje pozitive këto kërkesa, sepse ne e kemi ndjerë dhimbjen e këtij tërmeti vite më parë në Turqi”, thotë mes të tjerash Presidenti i Turqisë Erdogan.