Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një përgjigje për Gazetën Express ka sqaruar raportimet e sotme në media lidhur me “ një qytetarë që ka ka parë të futen disa forca serbe brenda territorit të Kosovës” në fshatin Bervenik të Komunës së Podujevës.
Kelani ka thënë se me të marrë një informacion të tillë kanë marrë veprime konkrete dhe bazuar në informacionet zyrtare bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta që KFOR zhvillon me kontigjente të caktuara me autoritetet policore serbe njejtë sikurse realizon patrullime me njësitet relevante të Policisë së Kosovës.
“Lidhur me informacionin e publikuar në disa media/portale, ku thuhej se një qytetar ka parë forcat serbe se kanë hyrë në territorin e Kosovës diku në zonën kufitare, në fshatin Bervenik të komunës së Podujevës, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë veprime konkrete duke trajtuar këtë informacion.Bazuar në informacionet zyrtare bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta, që KFOR me kontigjente të caktuara, realizon me autoritet policore serbe, ashtu siç realizon edhe patrullime të përbashkëta me njësitet relevante të Policisë së Kosovës”, ka thënë Kelani për Express.
Ai ka thënë se policia e Kosovës me njësitet e sj relevante, përfshirë edhe ato kufitare vazhdon patrullimet për ruajtje të rendit kushtetues dhe ofrim të sigursisë dhe parandalimit të krimit ndërkufitar.
“Policia e Kosovës me njësitet relevante, përfshirë ato kufitare vazhdon patrullimet policore në ruajtje të rendit kushtetues, ofrim të siguris dhe parandalim të krimit trans kufitar”, ka përfunduar Kelani.