Prokurori Themelore në Prishtinë pas akatakuzës ndaj të pandehurve Ismet Osmani-Curri, Ilir Bojku, Adil Thaqi, Mentor Maqani dhe Sami Nika ka kërkuar të iu konfiskohet pasuria e cila është fituar në mënyrë të jashtëligjshmë nga ta.
Prokurori i çështjes I ka propozuar gjykatës kompetente që pasuria e luajtshmë e tyre të konfiskohet, pasi është fituar si rezultat I veprave penale dhe t’I rikthehet pronarit.
“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme të cilat kanë rrjedh si rezultat i veprave penale dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm, tani të dëmtuarit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Kujtojmë se Departamenti i Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngitur aktakuzë kundër Ismet Osmani-Curri, Ilir Bojku, Adil Thaqi, Mentor Maqani dhe Sami Nika.
Këta akuzohet për veprat penale “Fajdeja”, “Mashtrimi” dhe “Detyrim”.