LAJME

Rasti i pjesëtarit të FSK-së, avokati Kërveshi: Jevtiq po ndërhyn në procesin gjyqësor, po spekulon për rastin

Kujtim Kërveshi, avokati i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Azem Kurtaj i cili akuzohet për plagosjen e dy personave në Shtërpcë ka reaguar sot duke thënë se kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq , publikisht dhe në mënyrë arbitrare ka ndërhyrë në procesin gjyqësor ndaj Kurtajt.

Kërveshi në një postim në Facebook shkruan se Jevtiq kur i jep kontekst etnik rastit dhe për këtë theksoi se do të procedohet ligjërisht nga mbrojtja e Azem Kurtaj.

Lexoni të plotë postimin e avokatit Kërveshi:

Ndërhyrjet në drejtësi dhe cenimi i dinjitetit të z. Kurtaj nuk kanë të ndalur

Mbrëmë, Kryetari i komunës së Shtërpcës, publikisht dhe në mënyrë arbitrare ka ndërhyrë në procesin gjyqësor të të mbrojturit tonë, duke paragjykuar rastin dhe cenuar dinjitetin e klientit tonë, për çka, ne mbrojtja e z Kurtaj nuk do të rrimë duke bërë rolin e spektatorit!

Duke komentuar në Twitter, i njëjti paska spekuluar ndër të tjerash se, gjoja i mbrojturi jonë paska shtënë në drejtim të dy të plagosurve.

Si pikënisje, nuk ekziston asnjë dëshmi që i mbrojturi jonë ka shtënë në drejtim të të plagosurve!

Jevtiq nuk besoj se ka kompetencë profesionale e posaçërisht nuk ka të drejtë të paragjykoj raste të cilat hynë në domenin e gjyqësorit, t’i vlerësoj ato e të jap konstatime profesionale. Një veprim i tillë politik, besojmë ne, ka për qëllim vetëm përfitimin politik në mesin e atyre që i besojnë një përfaqësuesi të tillë.

I njëjti shkon edhe më larg, kur i jep kontekst etnik kësaj ngjarje dhe vazhdon duke konkluduar se “deri sa serbët i paraburgosin dhe dënojnë pa prova, tentim vrasja ndaj serbëve kualifikohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Ky zotëria për këtë deklaratë do të procedohet ligjërisht nga mbrojtja e Azem Kurtaj.

Me këtë rast, kushdo, kurdo dhe ku do që tenton me e etiketua z Kurtaj, me ndërhy në drejtësi, me e ofendu dhe/ose me shpifë dhe të fyej z. Kurtaj, ne do të kërkojmë që drejtësia të flas përshtatshmërish dhe pa paragjykim, për aq sa ne na takon.  Si mbrojtje e z Kurtaj, as këtë deklarim e asnjë veprim të ardhshëm nuk do e tolerojmë dhe do e adresojmë sipas ligjit.

E ftojmë z. Jeftiq të distancohet nga kjo gjuhë toksike dhe të kërkoj falje publike, në rast të kundërt, shihemi në gjykatë!.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

6 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

6 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

10 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

10 orë ago