LAJME

Von Cramon: Anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk është në dorën e Serbisë, nuk i takon të vendosë

Eurodeputetja Viola von Cramon është pyetur për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se do të zbatonte të gjitha pikat e marrëveshjes së Ohrit përveç asaj për anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Ajo tha se hyrja e Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia, ndërsa këtë deklaratë të Vuçiqit, ajo po e sheh për opinionin e brendshëm në Serbi.

“Le të jemi të sinqertë – nuk i takon Serbisë të vendosë nëse Kosova mund të hyjë në OKB. E kuptoj që kjo [deklaratë] është për audiencën e brendshme, por në fund të fundit nuk është në dorën e Serbisë, sepse pranimi në OKB varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimit ku Kina apo Rusia ende mund të vënë veton”, tha von Cramon për Nova.rs.

Ajo shtoi gjithashtu se është mjaft e sigurt se pozita ndërkombëtare e Serbisë do të kishte qenë shumë më e mirë nëse do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Kemi vënë re renditjen e Serbisë në OKB dhe në forume të tjera ndërkombëtare, por ajo që duhet të shohim nuk është vetëm vendosja e sanksioneve, por edhe një largim i qartë nga Rusia. Prania e RT dhe Sputnik, të cilat prodhojnë përmbajtje në gjuhën serbe, e bën këtë jashtëzakonisht të vështirë dhe për këtë arsye ne insistojmë që Serbia t’i ndalojë ato. Gjithashtu, drejtori prorus i BIA-s, Aleksandar Vulin, është një shembull tjetër se pse Serbia ka një reputacion si një kukull ruse në Ballkan. Ne po humbasim besimin në shërbimin e inteligjencës serbe dhe unë personalisht do të kisha frikë të bëja diçka kundër Rusisë në Serbi për sa kohë që ai e mban atë pozicion.” – ka thënë ajo.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

7 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

8 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago