Më 3 qershor do të emërojmë rrugën në Staten Island “Ismail Qemali”. Në koordinim me Këshillin Bashkiak dhe Parlamentin e Shtetit të Nju Jorkut “Naser Nikës” iu besua organizimi ceremonisë nën kompaninë Albi’s Party për të organizuar eventin e emërtimit të rrugës për nder të themeluesit dhe kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemali.
Në ceremoni do të marrin pjesë zyrtarë të lartë nga shteti Amerikan dhe ai shqiptar.
Këtij manifestimi patriotik do ti bashkangjiten të gjitha organizatat shqiptare dhe çdo kush është i mirëseardhur për të marrë pjesë në këtë manifestim madhështor në respekt dhe nderim të patriotit të madh dhe shtetarit themeltar, Ismail Qemali.
Si përgjegjës kryesor nga të gjitha shoqatat për organizim dhe kordinim rreth aktivitetit e ka të drejtën Shoqata Ulqini që të komunikojë për këtë manifestim patriotik dhe komunitar shqiptar. Ftohen të gjithë shqiptarët e Amerikës, Kanadasë, Europës e trojeve etnike që të na bashkohen për të celebruar këtë datë të shënuar historike.
•Albi’s Party
•Albanian American Association Ulqini
• Federata Pan-Shqiptare e Amerikes VATRA
•Fundjavë Ndryshe
•Shoqata Kraja
•Albanian American Association Open Hand
• Albanian American Association of Staten Island
• Shoqata Atdhetare Dibra
•Shoqata Ana Malit
• Shoqata Malesia e Madhe – New York
• Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots
• Shoqata Shkodra” Rozafa Association “
• Shoqata Rugova
• Shoqata Marigona
• Fondacioni Plavè Guci
• Albanian American Cultural Foundation
• Alba Life TV
.Fundacioni Dom Simon Filipaj
• Batalion Atlantiku
• Lukaj Foundation
•Xhamadani Foundation
•AALEA Law Enforcement
•Shoqata Skenderbeu
•Gazeta Dielli
•Vendlindja Thërret
Shumë shoqata të tjera shqiptare do të na bashkohen ditët në vazhdim.
Kjo është për të gjithë ne dhe për brezat tanë të ardhshëm, ftohen të gjithë shqiptarët që të na bashkohen.