BREAKING NEWS

Sa po i kushton një ditë luftë Putinit sipas shërbimeve ukrainase?

Lufta në Ukrainë nuk po shkon sipas planit të Vladimir Putin për shkak të vetëbesimit të lartë të Kremlinit, planit të dobët taktik dhe tronditjes nga rezistenca e ushtrisë së Ukrainës, pretendojnë shërbimet e inteligjencës.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës thotë se i kanë shkaktuar rusëve humbjen e 2,800 trupave, 80 tanke, 516 mjete luftarake, 10 aeroplanë dhe 7 helikopterë, raporton “Daily Mail”.

sh-ministri i Mbrojtjes së Estonisë, Riho Terras deklaron se Rusia po mbetet pa para dhe armë dhe do të hyjnë në negociata me presidentin Zelensky nëse arrijnë të rezistojnë 10 ditë.

Putin besohet se gjatë një takimi të mbajtur me oligarkët në një bunker në Malet Urale, ka pretenduar se lufta do të ishte ‘e lehtë’ dhe gjithçka mund të zgjidhej në ‘1 deri në 4 ditë’.

Sipas Terras, duke iu referuar burimeve të inteligjencës së Ukrainës, Putinit po i kushton rreth 17.8 miliardë euro një ditë luftë.

Nga këto burime mësohet se Rusia ka raketa për vetëm 3-4 ditë të mbetura.

Ata kanë goditur pallate dhe zona të banuara me qëllim që të shkaktojnë frikë për të pasur më pas dezertime masive.

Deri tani, Moskës po i dështon dhe plani për të rrëzuar qeverinë dhe krijimin e një kabineti të ri kukull.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax raporton se Ministria  e Mbrojtjes pretendon se forcat kanë arritur të marrin kontrollin e Melitopol.

Ky fakt nuk është konfirmuar, por nëse do të ishte i vërtetë atëherë, ky do të ishte qyteti i parë i madh që marrin në kontroll.

Britania e ka vënë në dyshim këtë informacion duke thënë se qyteti me 150 mijë banorë është ende në kontrollin e ushtrisë së Ukrainës./euronews.al


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago