Kryetari i PDK’së në Skënderaj, Sami Lushtaku u është drejtuar me një mesazh simpatizantëve të PDK’së, duke thënë se ‘zgjedhjet parlmentare nuk kanë dhën rezultatet që kjo parti ka pritur’.
Ky është postimi i tij:
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
Zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit të mbajtura dje, nuk kanë dhënë rezultatet që ne kemi pritur. Alternimi i pushtetit është pjesë thelbësore e demokracisë, atëhere kur sovrani vendos ndryshe dhe ne duhet plotësisht të respektojmë vullnetin e tij.
Dua të falënderoj qytetarët e Drenicës për mbështetjen masive plebishitare për PDK-në edhe në këto zgjedhje. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të fituar zgjedhjet në nivel vendi. Tashmë, duhet të shikojmë nga vetja, për të përmirësuar gabimet tona, për t’u reformuar e konsoliduar, më qëllim që PDK të kthehet edhe më e fuqishme sasa ka qenë në të kaluarën.
Faleminderit të gjithë qytetarëve, anëtarëve të partisë, vullnetarëve, shtabit zgjedhor, komisionerëve e vëzhguesve, për punën dhe angazhimin e madh që kanë treguar që PDK të dalë fituese bindëse në Skenderaj dhe Drenicë.
U jam mirënjohës gjithë jetën për besimin tuaj ndaj meje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. SL