“Sot familja e Ferat Kodrës, nga Prekazi i Poshtëm dhuroj 2000 kg miell për familjet në nevojë, në këtë situatë pandemie”, shkruan Bekim Jashari në njoftimin e tij.
Ushtari i UÇK-së nga kjo familje, Zenun Kodra ishte shok dhe bashkëluftetar i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe babushit Hamëzes në kohë lufte dhe tani në kohë paqe bashkëpunëtorë dhe përkrahës i imi dhe i qytetarëve në tejkalimin e kësaj situate emergjente.
Të gjitha ndihmat që po marrim janë duke u shpërndarë sipas listave zyrtare të Qendres për Punë Sociale, Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sipas kërkesave që kanë ardhur nga kryetarët e fshatrave.
Komuna jonë është në përgatitje të shpërndarjes së pakove ushqimore edhe për rreth 1500 familje tjera në nevojë të cilat si pasojë e vendimeve të Qeverisë kanë mbetur pa të ardhura.
Askush nuk do të mbetet pa përkrahjen e komunës sonë!
Bashkë për njëri-tjetrin!