Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje që të konsiderohet mbyllja e shkollave dhe pezullimi i tubimeve publike përkohësisht.
Pas përhapjes enorme të koronavirusit në Italia dhe dy rasteve të shënuar, ka reaguar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka kërkuar që të merret parasysh përhapjen e virusit rreth nesh dhe zhvillimet në vendet e prekura
Ahmeti ka thënë se Ndalim i tubimeve dhe suspendimi i mësimit, duhet të konsiderohen shpejtë, pa panik, por një parandalim i mundshëm.
“Edhe njëherë – marr parasysh përhapjen e virusit rreth nesh dhe zhvillimet në vendet e prekura, ne kemi mundësinë që këto masa ti marrim tani. Ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë. Pa panikë, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim. #kosova”, kashkruar Ahmeti në Facebook.