SPORT

Suedia do të ankohet në CAS për fitoren në tavolinë të Rumanisë ndaj Kosovës

Suedia është pala tjetër që do të paraqesë ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për vendimin e UEFA-s që i dha fitoren 3:0 Rumanisë ndaj Kosovës.

UEFA në një vendim të mërkurën vendosi që t’i japë fitoren Rumanisë për ndeshjen e ndërprerë ndaj Kosovës. Ndeshja u ndërpre në minutat e fundit kur rezultati ishte 0:0.

Suedia, e cila e mbylli kampanjën me 16 pikë në Ligën e Kombeve, po shpresonte që UEFA të mos i jepte tri pikë Rumanisë. Kësisoj, nordikët do të ishin skuadra e parë e Ligës C dhe do t’i rriteshin gjasat për të qenë pjesë e plejofit për Kampionatin Botëror 2026.

Por me vendimin e UEFA-s, Rumania tani tubon 18 pikë dhe ka avantazh ndaj Suedisë. Gjasat janë të mëdha, gati 100 për qind, që skuadra më e mirë e Ligës C të përfshihet në plejofin për Botërorin 2026.

Zyrtarët suedezë e kanë bërë të qartë se vendimin e UEFA-s për “rastin Rumani – Kosovë 3-0” do ta kundërshtojnë në CAS, shkruan “Fotbollskanalen”.

“Pas fitores së pastër ndaj Azerbajxhanit, kemi pritur njoftimin e UEFA-s lidhur me rezultatin e ndeshjes Rumani-Kosovë. Tani është marrë një vendim, i cili për ne është negativ. Vendimi prek kryesisht skuadrat e përfshira, por ne po shqyrtojmë opsionet për ta kundërshtuar. Është për të ardhur keq që gjërat që ndodhën jashtë fushës kanë ndikim në rezultatin sportiv dhe prekin të dyja skuadrat e përfshira, por edhe neve”, ka thënë Kim Kallstrom, menaxher i Federatës Suedeze të Futbollit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago