POLITIKE

Tadiq-Vuçiqit: E interperetove vendimi e GJND-së sikur ata që përkrahin pavarësinë e Kosovës

Njeriu i cili e drejtoi shtetin serb nga viti 2004 deri më 2012, Boris Tadiq, ka reaguar ashpër kundër presidentit aktual serb, Aleksander Vuçiq, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se ky i fundit ka interpretuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), në përputhje me interesat e atyre që avokojnë për Kosovën e pavarur dhe jo në përputhje me interesat e Serbisë.

Tadiq tutje ka shkruar se qeveria aktuale serbe po kërcënon integritetin territorial serb, për një dekadë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Vuçiq tani për të disatën herë e ka interpretuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në përputhje me interesat e atyre që avokojnë për Kosovën e pavarur dhe jo në përputhje me interesat e Serbisë. Kjo qeveri është e njohur për kërcënimin ndaj integritetit territorial të Serbisë për një dekadë. Veçanërisht e pakuptimtë është pretendimi i tij që problemi është te fjalitë jokorrekte në pyetje. Rezultati do të ishte i njëjtë nëse pyetja do të bëhej në këtë mënyrë siç e kishte formuluar Vuçiq tani dhe gjykata do ta kishte shmangur përgjigjen“, ka shkruar Tadiq

Tadiq po ashtu tha se të pretendosh të kundërtën është populizëm i pastër dhe i rrezikshëm.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Kush është Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, dhe sa e fuqishme është familja e tij?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë planin e Izraelit për të vrarë udhëheqësin…

5 orë ago

Macron: Nëse ndryshon regjimi në Iran, Lindja e Mesme do të zhytet në kaos

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se çdo përpjekje për ndryshim regjimi në Iran përmes…

6 orë ago

Trump mbledh Këshillin e Sigurisë, mediat parashikojnë që SHBA t’i bashkohet sulmeve ndaj Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po zhvillon një takim me këshillin e sigurisë…

8 orë ago

Paralajmërim urgjent për 1.8 miliardë përdorues të Gmail: Bëni këto ndryshime tani

Një ndryshim i madh po vjen për Gmail dhe injorimi i tij mund t’ju vërë…

11 orë ago

Dështimi i mbrojtjes ajrore të Iranit trondit Rusinë

Fushata ajrore me ritëm të lartë e Izraelit kundër Iranit po shkakton shqetësim midis analistëve…

13 orë ago

“Nuk më intereson çfarë tha ajo…” Trump përplaset me drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare në SHBA për Iranin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka hedhur poshtë deklaratat e drejtoreshës së inteligjencës kombëtare, Tulsi…

14 orë ago