Ministri rus i financave ka akuzuar vendet e huaja se duan ta detyrojnë Rusinë në një “dështim artificial” përmes sanksioneve.
Në një deklaratë, ministri i financave Anton Siluanov tha: “Ngrirja e llogarive në valutë të Bankës së Rusisë dhe e qeverisë ruse mund të konsiderohet si dëshira e një numri vendesh të huaja për të organizuar një faliment artificial që nuk ka baza reale ekonomike”.
Disa banka ruse janë ndaluar nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Swift, ndër sanksionet e tjera, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.
Agjencia e vlerësimit Fitch javën e kaluar uli vlerësimin e borxhit sovran të Rusisë më tej në territorin pavlerë, duke paralajmëruar se vendimi pasqyron pikëpamjen se një falimentim është “i afërt”.
Qeveria do të paguajë 117 milionë dollarë për dy prej obligacioneve të saj në dollarë të mërkurën.
“Pretendimet se Rusia nuk mund të përmbushë detyrimet e saj të borxhit sovran janë të pavërteta,” tha Siluanov. “Ne kemi fondet e nevojshme për të përmbushur detyrimet tona.”
Ministria e Financave tha se kishte miratuar një procedurë të përkohshme për të lejuar bankat të kryejnë pagesa në valutë të huaj, por tha se mundësia e kryerjes së këtyre pagesave do të varet nga sanksionet.
Disa banka ruse janë ndaluar nga rrjeti ndërkombëtar i pagesave SWIFT, duke penguar përpjekjet për të lëvizur para jashtë Rusisë.
Pagesat në ‘rubla’
Nëse pagesat nuk janë të mundshme, tha Siluanov, Rusia “është e gatshme të bëjë pagesa në rubla” sipas kursit të këmbimit të bankës qendrore të Rusisë në ditën e pagesës, duke përfshirë eurobondin e saj të emetuar që nga viti 2018.
Sanksionet perëndimore ndaj Moskës për luftën e saj në Ukrainë i dhanë një goditje të paprecedentë sistemit bankar dhe financiar të Rusisë, me një pjesë të madhe të rezervave të saj valutore të ngrira.
Rusia ka rritur përpjekjet për të parandaluar daljen e parave nga kufijtë e saj dhe për të mbështetur rublën, e cila tashmë ka parë një rënie të shpejtë të vlerës kundrejt dollarit amerikan.