Ky është momenti i arrestimit të ish presidentit, kreut aktual të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Meta u ndalua nga agjentët e BKH-së teksa po lëvizte me makinë drejt selisë së partisë.
Nga pamjet, shihet se ka pasur një rezistencë të Metës, por edhe shoferit të tij për të mos iu bindur agjentëve.
Teksa efektivët e kanë tërhequr me forcë nga makina dhe e kanë futur në makinën e policisë.