Momente të rënda tensioni janë regjistruar mbrëmjen e së martës në Moldavi, kur mbështetës të partisë proruse Sor kanë tentuar të hyjnë në selinë e qeverisë në Kishinau.
Mijëra protestues kishin dalë në sheshin kryesor të kryeqytetit dhe kërkonin dorëheqjen e qeverisë, presidentes, Maia Sandu dhe zgjedhje të parakohshme.
Sipas mediave moldave, tensionet erdhën nga një pjesë e manifestuesve që u ndanë nga turma dhe tentuan të hyjnë në selinë e qeverisë, por hasën në rezistencën e policisë.
Demonstruesit më pas iu drejtuan selisë së bashkisë, ndërkohë që shumë prej tyre janë arrestuar.
In Moldova's capital, Chisinau, thousands of Moldovans gathered to protest against involvement in Ukraine, chanting "Russia, Russia" pic.twitter.com/HOwQYGGIZY
— John Moran (@RueDaungier) February 28, 2023