Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka njoftuar se sot në xhaminë e fshatit Bellopojë disa persona tentuan të ndalojnë imamin për të kryer namazin e xhumasë.
Ata persona kanë paralajmëruar paraprakisht bashkësinë islame se do te ndalojnë imamin për të kryer xhumanë.
Pas këtij paralajmërimi, Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka kërkuar zyrtarisht asistencë nga stacioni policor në Podujevë.
“Këshilli i bashkësisë Islame në Podujevë, falenderon policinë e shtetit për bashkpunimin dhe parandalimin e situatave të pa këndshme, duke iu përgjigjur kërkesës së Bashkësisë Islame të Podujevës”, thuhet në një njofitm.