Pamje dramatike vijnë nga Turqia, pasi vendi u trondit nga një tjetër tërmet të hënën paradite, me magnitudë 5,6 dhe epiqendër në Malatya.
Në videon e publikuar nga agjencia e lajmeve IHA, tregohet momentin kur tërmeti bie teksa thirret ezani, ose thirrja e besimtarëve për t’u falur. Brenda në xhami ishin strehuar disa dhjetëra persona, të mbetur pa shtëpi nga tërmetet e 6 shkurtit.
Disa prej tyre shihen të dalin me vrap jashtë xhamisë, ndërsa një nënë ka përqafuar e frikësuar fëmijët e saj. Nga pasgoditja e të hënës, dy persona humbën jetën dhe 140 të tjerë u plagosën.