Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas aktakuzës nga Gjykata Speciale iu është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh.
Thaçi përmes kësaj video tha se rrugën ia prenë por asnjëherë vlerat që përfaqëson SHBA për qytetarët e Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.
Tutje presidenti tha se asnjë krim i supozuar nuk e justifikon linçimin publik, sidomos në kohën kur dialogu Kosovë-Serbi kishte hyrë në një fazë të re.
“Asnjë qëllim i mirë dhe asnjë vullnet i madh për drejtësi, nuk e arsyeton fabrikimin e një bombe mediatike për të inkriminuar të parin e shtetit të Kosovës, pikërisht në momentin kur dialogu me Serbinë kishte hyrë në një fazë të re falë angazhimit të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë”, ka thënë Thaçi.