Në një gjendje të rënduar, ka dhënë një dëshmi të shkurtër nëna e vajzës 13-vjeçare me inicialet S.B. që u rrëmbye sot rreth orës 15:00 në Tiranë, ndërsa ka treguar se ajo është marrë me forcë poshtë pallatit, teksa ishte nën shoqërinë e motrës.
Në një lidhje telefonike me Report Tv, ajo tha se vajza është diabetike dhe se mjekohet 4 herë në ditë me insulinë, duke i bërë thirrje policisë që të gjendet sa më parë pasi mund t’i rrezikohet jeta. Nëna ka treguar se e bija ishte bashkë me motrën e saj, poshtë pallatit të shtëpisë, në afërsi të rrugës “Ndre Mjeda”, dhe po kthehej nga shkolla kur dikush i panjohur e rrëmbeu.
Pjesë nga telefonata me të ëmën:
Zonja Dori çfarë ka ndodhur?
Nga cfarë më ka raportuar vajza e vogël, kur ka zbritur nga furgoni rreth orës 15:15 ka qenë duke u kthyer, kur i ka lënë furgoni para pallatit, dikush i është afruar dhe i ka vënë dicka te goja dhe e ka marrë dhe e ka futur në makinë.
Keni pasur konflikte më parë?
Absolutisht! Është gjendje shoku për ne. Nuk kemi pasur asnjë konflikt.
Vajza juaj ka edhe probleme me shëndetin…
Është me diabet dhe mjekohet me insulinë dhe tani që flasim duhet të bënte insulinën.
Çfarë informacioni keni?
Asnjë lloj informacioni. Më thonë se janë në kërkim, por….
Si quhet ilaçi që mjekohet vajza juaj?
Insulinë abitra dhe lancus merr në darkë, njëherë në 24 orë. Vajza është me diabet tipi 1 mjekohet me insulinë, duhet të ushqehet dhe duhet të bëjë insulinën. Tani duhet të pijë insulinë apidra, dhe insulinë lantus merr në darkë që e ka një herë në 24 orë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…