Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu pakënaqësinë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, pas sulmit të fundit ajror në Ukrainë, i cili konsiderohet si një ndër më të mëdhenjtë që nga fillimi i luftës.
Në një reagim të rrallë, Trump u shpreh: “Çfarë dreqin i ka ndodhur? Po vret shumë njerëz.” Më vonë ai e quajti Putinin “absolutisht të çmendur”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më parë se heshtja e Uashingtonit ndaj sulmeve të fundit ruse po inkurajonte Putinin.
Të paktën 12 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Ukrainë gjatë natës së së dielës, pasi Rusia lëshoi 367 dronë dhe raketa, numri më i lartë në një natë të vetme që kur Putini nisi një pushtim në shkallë të plotë në vitin 2022.
Sirenat ajrore që paralajmërojnë për dronë dhe raketa u dëgjuan përsëri në shumë rajone të Ukrainës mëngjesin e së hënës.
Duke folur me gazetarët në New Jersey, Trump tha për Putinin: “E njoh prej kohësh, gjithmonë kam shkuar mirë me të, por ai po dërgon raketa në qytete dhe po vret njerëz, dhe kjo nuk më pëlqen aspak”.
I pyetur nëse po shqyrtonte rritjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë, Trump u përgjigj: “Absolutisht”. Presidenti amerikan ka kërcënuar vazhdimisht ta bëjë këtë më parë, por ende nuk ka zbatuar ndonjë kufizim kundër Moskës.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…