Trump zyrtarizon mikun e Kosovës, senatorin Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit

Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit, në administratën e tij të re.

“Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë ndaj kundërshtarëve tanë”, shprehet Trump,.


Marco Rubio njihet për qëndrimet e tij të forta ndaj Kinës, Kubës dhe Iranit. Ai ka nxitur një qëndrim më të ashpër kundër Kinës, duke patur si objektiv aplikacionin e mediave sociale TikTok, kompania mëmë e së cilës është kineze. Ai dhe ligjvënës të tjerë thonë se Pekini mund të sigurojë qasje tek dhënat e përdoruesve sa herë të dojë.