Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lajmëruar se zyrtarët e SHBA-së, rusë dhe ukrainas do të takohen në Munih të premten për bisedime se si t’i jepet fund luftës në Ukrainë.
“Rusia do të jetë aty me njerëzit tanë”, ka thënë ai. “Ukraina po ashtu është e ftuar, përndryshe, nuk jam i sigurt saktësisht kush do të jetë nga shtetet tjera aty – por njerëz të nivelit të lartë nga Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara”.
Megjithëse, Rusia zyrtarisht nuk po merr pjesë në forumin vjetor në Gjermani.
E, zyrtarët ukrainas kanë thënë se “bisedime me rusët në Munih nuk priten”, raportoi BBC.
Trumpi lajmëroi këtë javë se ai dhe presidenti rus Vladimir Putin ishin pajtuar përmes një bisede telefonike që të nisin bisedimet për përfundimin e luftës.
Trumpi njoftoi për takimin trepalësh në Munih, gjatë një konference për shtyp.