Turqia – anëtare e NATO-s – thirri ambasadorin suedez për “cilësimet fyese” ndaj, Presidentit Recep Tayyip Erdogan të transmetuar në televizionin publik suedez.
Kështu u tha agjencia shtetërore e lajmeve të Turqisë, “Anadolu”.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në fillim të këtij viti pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Deri më tani, 28 nga 30 parlamentet aktuale të vendeve anëtare e kanë miratuar aplikimin, por Turqia ka ngritur kundërshtime.
I thirrur në ministrinë e jashtme të Turqisë, ambasadorit suedez Staffan Herrstrom iu tha se “shprehja dhe imazhet e paturpshme dhe të shëmtuara” për Erdoganin dhe Turqinë ishin “të papranueshme”.
Masa erdhi pasi një delegacion suedez pritej në Ankara për të diskutuar detaje rreth ekstradimit të njerëzve që Turqia i konsideron si terroristë, gjë që Ankaraja thotë se është një kusht për të miratuar ofertat e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n.
Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, hodhi poshtë rëndësinë e shfaqjes satirike televizive për të cilën Ankaraja protestoi dhe tha se ajo nuk mendonte se do të dëmtonte shanset e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n.
Satira e përjavshme televizive “Swedish News”, e cila në mënyrë rutinore tallet me politikanët suedezë dhe ndërkombëtarë, u tall me Erdoganin për shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut.