Serbia merr “humbjen” e parë në takimin me Anglinë në Euro2024. Federata e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët serbë që të marrin me vete vetëm flamurin zyrtar të Serbisë dhe jo imazhe provokuese të tilla si me hartën e Kosovës.
“Në stadium nuk do të lejohen banderola, flamuj apo imazhe të tjera”, lexohet në një deklaratë të Federatës serbe të futbollit. Kaq ka mjaftuar që tifozët serbë, por edhe mediat e Beogradit të xhindosen dhe të nisin një fushatë anti-shqiptare.
Ata akuzojnë UEFA-n dhe Gjermaninë organizatore se po përdorin standard të dyfishta.
“Shembull për këtë është ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë, ku në tribuna u panë flamujt e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe organizatës terroriste ‘UÇK’”, shkruajnë media të shumta serbe.
B92-shi serb vazhdon me fjalë provokuese dhe ofenduese të drejtim të shqiptarëve. “Ne nuk na lejohet të përdorim p.sh flamurin “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, e lëre më diçka më “të frikshme”, shkruan kjo media serbe.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…