Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, mbetën viktima të një atentati të ndodhur në maj të vitit 2020 brenda një lokali në autostradën Milot-Mamurras pranë fshatit Gjormë të Kurbinit.
Në lidhje me këtë krim të dyfishtë janë dërguar për gjykim katër të pandehur për akuzat e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.
Së fundmi gazetari Artan Hoxha për këtë ngjarje deklaron se kjo është një vrasje e pastër me pagesë dhe një grabitje siç u pretendua. Sipas Hoxhës Bujar Lika i njohur si Ari, ka qenë njeriu më i afërt i Ervis Martinajt.
Hoxha thekson se vrasësit janë kujdesur që të kryejnë porosinë deri në fund majde kanë krijuar edhe alibinë e grabitjes për të mos u zbuluar.