Gjesti i kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez në Madrid ka shkaktuar mjaft reagime te ashpra.
Sanchez ishte duke takuar banorë në një rrugë të kryeqytetit Madrid, mes të vilëve dhe një grua me ngjyrë me të cilën pasi shtrëngoi dorën bëri një akt të shëmtuar të cilësuar si racist në komentet e shumta në rrjetet sociale.
Sanchez menjëherë fshiu dorën menjëherë pasi u largua disi nga gruaja me ngjyrë pa e vrarë mendjen se gjithë kamerat po regjistronin.
Ky gjest i Sanchez shkaktoi një sërë reagimesh. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Spanjë bënë një deklaratë ku thanë se veprimi i pamatur i kryeministrit spanjoll ishte një gjest racist që mund të shkaktojë probleme dhe një valë reagimesh.