Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt shpërtheu në lot gjatë një interviste, ndërsa diskutonte kërcënimet e Presidentit Donald Trump për të përvetësuar territorin vetëqeverisës, i cili është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.
Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë me radion Kalaallit Nunaata, në mes të zhgënjimit të saj, Motzfeldt u emocionua për zinxhirin e ngjarjeve.
“Kemi punuar shumë në departamentin tonë, edhe pse nuk jemi shumë. Normalisht nuk do të doja t’i thoja këto fjalë, por do t’i them: Jemi shumë të fortë. Po bëjmë çmos. Por ditët e fundit, natyrisht… Oh, po emocionohem shumë. Jam e mbingarkuar”, tha ajo.
Motzzfeldt shtoi se ditët e fundit kanë qenë të vështira. Sipas saj përgatitjet dhe presioni në rritje që ka qenë intensiv.
“Puna është të sigurojmë që populli i Groenlandës në vendin tonë të ndihet i sigurt dhe të jetojë i sigurt. Po përdorim të gjithë forcën tonë për ta arritur këtë ndërsa vazhdojmë punën”, shtoi ajo.
Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen dhe Motzfeldt u ulën në Shtëpinë e Bardhë me Zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, në një përpjekje për të ulur tensionet midis kombeve. Pa mbledhjes u mësuar se Shtetet e Bashkuara nuk ndryshuan qëndrimin e tyre.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…