Një mace endacake hyri drejt e në dhomën e urgjencës duke çaluar. Macja dukej e sigurt se ishte në vendin e duhur për të marrë ndihmë. Pamjet që janë bërë virale në rrjet vijnë nga qyteti turk i Bitlisit.
Kjo kotele shumë inteligjente dinte saktësisht se çfarë të bënte për të marrë trajtim. Siç raportojnë mediat vendase, kur pa infermierin Abuzer Ozdemir, ai kuptoi se çfarë kishte ndodhur me kafshën.
Ai menjëherë iu fut punës duke trajtuar putrën e maces fatkeqe. Pas disa orësh macja ka dalë nga spitali. Stafi mjekësor i ka vënë emrin Davso. Në largim dukej shëndoshë e mirë.