BREAKING NEWS

Vritet gjenerali i 7 rus: premtoi pushtimin e Ukrainës në “pak orë”

Një gjeneral rus i afërt me Putinin, i cili mburrej se lufta në Ukrainë do të përfundonte brenda pak orësh, u bë gjenerali i shtatë në ushtrinë ruse që u ekzekutua nga ukrainasit në këtë konflikt.

Gjeneralkoloneli Jakov Rezancev, 48 vjeç, u vra në një sulm ukrainas në postin e tij komandues pranë aeroportit në Khersonit, qytet i pushtuar fillimisht nga rusët, por çlirimi i afërt i të cili njoftohet gjerësisht nga forcat ukrainase.

Rezancev ishte komandanti i Ushtrisë së 49-të të Qarkut Ushtarak Jugor, me qendër në Stavropol, një qytet në Rusinë jugore. Ai ishte gjithashtu një oficer që dyshohet se luajti një rol të madh në luftën ruse në Siri, falë së cilës ai personalisht u afrua me Vladimir Putin.

Roli i tij në luftën e Ukrainës nuk dihet në detaje sepse profili i gjeneralit u fshi urgjentisht nga faqja e internetit e Kremlinit mbi operacionet ushtarake ruse, por dihet mirë se në ditën e katërt të pushtimit rus ai u tha trupave të tij se “çmilitarizimi dhe operacioni i denazifikimit” do të përfundonte për disa orë.

Një bisedë midis një ushtari të demoralizuar rus dhe komandantit të tij në zonën e përgjegjësisë së gjeneralit Rezantsev u njoftua nga shërbimi ukrainas i sigurisë në rrjetet sociale në fillim të javës së kaluar.

Në atë bisedë, ushtari rus i ankohet eprorit të tij për jetën e zymtë në vijën e parë, ngricat dhe zjarrin e shpeshtë armiqësor dhe pretendon se Rezancev është kryesori për gjithçka.

“Ne e kemi takuar vetëm një herë që kur kemi ardhur këtu, në ditën e katërt të luftës. Më pas na tha se kanë mbetur vetëm pak orë deri në përfundimin e këtij operacioni special. Epo ne ende po i numërojmë ato orë”, ankohej ushtari rus.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

14 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago