Sulmi rus kundër Ukrainës ka hyrë në ditën e tij të 13-të pas atyre që autoritetet ukrainase i përshkruan si bombardime të intensifikuara të qyteteve të rrethuara dhe një tjetër përpjekjeje të dështuar për të nisur evakuimin e qindra mijëra civilëve nga zonat e rrethuara nga forcat ruse, duke përfshirë portin jugor të Mariupolit.
Rusia njoftoi një tjetër armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar civilët të largohen nga Ukraina të hënën, por asgjë nuk ka ndodhur deri më tani.
Dy përpjekjet e mëparshme për armëpushim kanë dështuar dhe forcat ruse vazhdojnë të godasin qytetet ukrainase me raketa. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje për një bojkot global të të gjitha produkteve ruse, përfshirë naftën, përpara një raundi të tretë bisedimesh midis zyrtarëve rusë dhe aktyre ukrainas të planifikuar për të hënën.
Kremlini ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë dhe ka paralajmëruar se çmimi i naftës mund të rritet në 300 dollarë për fuçi nëse aleatët perëndimorë rritin luftën e tyre ekonomike kundër Rusisë duke ndaluar importet e energjisë.
Rusia po përpiqet të rekrutojë mercenarë sirianë për të luftuar në Ukrainë, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
“Ne e konsiderojmë të rëndësishme që presidenti rus Vladimir Putin beson se ai duhet të mbështetet te luftëtarët e huaj për të plotësuar atë që është një angazhim shumë domethënës i fuqisë luftarake brenda Ukrainës,” u tha zyrtari gazetarëve.
Rusia nisi një fushatë ushtarake në mbështetje të presidentit të Sirisë Bashar al-Assad në vitin 2015, e cila ka qenë vendimtare në kthimin e valës së luftës civile të vendit në favor të qeverisë.
Një kolonë me mjete ushtarake të ushtrisë ruse ka qenë cak i bombardimit të Mbrojtjes ushtarake të Ukrainës të cilët i kanë goditur falë koordinatave të dhëna nga qytetarët ukrainas.
Diplomati ukrainas dhe ish-amabsadori i Ukrainës në Austri ka publikuar pamje të ushtrisë ruse në flakë teksa ka shkruar se ukrainasit me telefonat e tyre celularë po ua dërgojnë koordinatat ushtrisë ukrainase se ku ndodhen rusët.
“Kudo që ushtria ruse vjen aty janë ukrainasit me telefona celularë duke ua dërguar koordinatat ushtrisë së Ukrainës. Mund të ikin por s’mund të fshehën”, ka shkruar ai.
Wherever #RussianArmy comes – there are Ukrainians with mobile phones there, submitting their coordinates to the army.
They can run, but they can’t hide – literally. #StandWithUkraine #putinisfailing pic.twitter.com/I8oXH6LtPG— olexander scherba🇺🇦 (@olex_scherba) March 8, 2022
Ukraina prej dy javësh po përballet me një sulm agresiv nga pala ruse. Përveç bombave, plumbave dhe largimit nga shtëpitë ukrainasit do të përballen dhe me të ftohtin ekstrem kur pritet që temperaturat të shkojnë deri në -20 gradë.