POLITIKE

Vuçiq nënshkruan marrëveshje ushtarake me Hungarinë pas ujdisë Kroaci-Shqipëri-Kosovë

Në Beograd është nënshkruar sot një marrëveshje mes Serbisë dhe Hungarisë në fushën e mbrojtjes. Marrëveshja për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes është nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratislav Gashiq dhe ai i Mbrojtjes së Hungarisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para mediave tha se nga të gjitha vendet e rajonit, Serbia ka bashkëpunimin më të zhvilluar në mbrojtje me Hungarinë derisa tha se po shkojnë drejt në aleance ushtarake mes këtyre dy vendeve.

“Elementet kyçe të këtyre marrëdhënieve janë bashkëpunimi ushtarako-ushtarak, i cili reflektohet nëpërmjet zbatimit të stërvitjeve shumëkombëshe, bashkëpunimit ushtarak-teknik, në fushën e prokurimit të sistemeve të armatimit. Dokumenti i nënshkruar nga të dy ministrat sot operacionalizon dhe konkretizon marrëveshjen për bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes, të arritur në vitin 2023 dhe për ne është me rëndësi të madhe që jemi pajtuar me miqtë tanë hungarezë”, tha Vuçiq.

“Sot, 26 vjet më vonë, ne jemi në gjendje të ndërtojmë marrëdhëniet më të ngushta strategjike në fushën e mbrojtjes, dhe të përmirësojmë dhe besojmë se kjo marrëveshje do të ketë vazhdimësinë e saj në afrimin e mëtejshëm drejt krijimit të një aleance ushtarake midis Serbisë dhe Hungarisë. Kjo është ajo që kërkon pala hungareze, të dy parlamentet, por marrëdhëniet tona janë kaq të mira, duke pasur parasysh se çfarë po ndodh në botë”, tha Vuçiq.

Kjo lëvizjeve, pas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake mes Shqipërisë Kosovës dhe Kroacisë  disa ditë më parë, çka nxiti reagime të shumta nga Serbia.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Vogue” publikon pamjet nga dasma e Alex Soros, në foto dhe kryeministri Rama

Huma Abedin, ish-këshilltarja e ngushtë e Hillary Clinton, dhe Alex Soros, djali i filantropit miliarder…

3 orë ago

Latifi: Izraeli për 6 ditë po e gjunjëzon Iranin, Zoti po kënaqet duke parë krijesën e tij

Profesori dhe analisti i njohur politik, Blerim Latifi, ka komentuar sërish konfliktin mes Izraelit dhe…

3 orë ago

Izraeli: Eliminuam shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Ali Shadmani

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë sot se eliminuan Shefin e Shtabit të Përgjithshëm iranian…

4 orë ago

Trump, thirrje banorëve: Largohuni urgjent nga Teherani!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë thirrje për “evakuim urgjent…

4 orë ago

Forcat Ajrore Izraelite shkatërrojnë avionë të rrallë luftarakë iranianë F-14

Forcat Ajrore Izraelite kanë publikuar imazhe që konfirmojnë shkatërrimin e dy avionëve luftarakë iranianë F-14…

16 orë ago

Netanyahu nuk përjashton eliminimin e Khameneit, mendon se do të sillte stabilitet

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar të përjashtojë vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah…

16 orë ago