Vuçiq: Nëse Putini do të ishte në pushtet në vitin 1999, Serbia nuk do të ishte bombarduar nga NATO!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ndodhet për një vizitë në Soçi në Rusi.

Ai, siç raportojnë mediat, pos çështjeve me rëndësi bilaterale për të dy vendet, që në fillim të bisedimeve me presidenti rus, Vladimir Putinin, ka prekur çështjen e Kosovës.

“Unë i kam borxh një mirënjohje të madhe Presidentit Putin për mikpritjen e tij dhe për kohën që ai ka gjetur për një vend të vogël si Serbia. Dua të informoj qytetarët e Serbisë që kemi pasur biseda shumë të mira, shumë informuese dhe se jam shumë i kënaqur me rezultatet. Unë jam mirënjohës ndaj Putinit për kontributin e tij personal për t’i bërë marrëdhëniet tona të shkëlqyera, dhe ne në Serbi besojmë se nëse Putini do të ishte në pushtet në vitin 1999. Serbia nuk do të bombardohej”, tha Vuçiq.

https://www.facebook.com/285534594874514/videos/478531362785324/