KRYESORE

Vuçiq paralajmëron pasoja që nuk u lejua votimi në Kosovë për referendumin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendimi i Kosovës për të mos lejuar që të hapen qendrat e votimit në Kosovë për të votuar për referendumin në Serbi do të ketë pasoja të rënda.

“Do të ketë pasoja të gjera, por ata nuk duhet të dinë gjithçka e të dëgjojnë gjithçka”, ka thënë Vuçiq raporton “N1”. “Sido që të jetë, ne jemi krah njerëzve tanë në Kosovë e M. dhe së bashku me njerëzit tanë do të marrim vendime për të ardhmen”.

Vuçiq, që ka votuar në referendum për ndryshimin e Kushtetutës, ka thënë se sjellja e Kosovës nuk është befasi, ndërsa ka thënë se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti po i ngacmon dhe maltreton serbët.

“Serbët nëpërmjet përfaqësuesit të Listës serbe dje thanë atë që deshën, madje edhe sot treguan se vota e serbëve të Kosovës e M është ‘po’, ‘po’ për Serbinë e jo për Kurtin”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se shtetet e Quintit janë në gjendje t’u bëjnë thirrje shqiptarëve të respektojnë demokracinë e lejojnë serbët të votojnë, por nëse shqiptarët nuk lejojnë këtë atëherë nuk dëgjohet asnjë protestë e aq më pak ndonjë veprim apo sanksionim.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar hapjen e qendrave të votimit në Kosovë për t’u votuar për referendumin e Serbisë. Por qytetarëve serbë në Kosovë u është mundësuar votimi nëpërmjet Zyrës ndërlidhëse apo edhe me postë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago