“Vuçiq po përdor modelin rus të manipulimit të situatës në Kosovë, duke u fshehur pas Kishës Ortodokse serbe”

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka ngritur shqetësim se modeli rus  i manipulimit të kishës, është duke u zbatuar edhe nga njeriu i cili po heziton t’i vë sanksione Rusisë për terrorin që po e bën në Ukrainë.

Sipas Musliut, është Aleksandar Vuçiq ai i cili po i pret institucionet të cilat vazhdimisht pengojnë arritjen e marrëveshjeve paqeruajtëse, siç është Kisha Ortodokse Serbe.

“Mbrëmë Vuçiq ai u takua me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, sikurse dikur kryekriminelët e luftës Karaxhiqi e Mladiqi! Kisha Ortodokse Serbe i ka penguar në vazhdimësi arritjet e marrëveshjeve paqësore dhe ka nxitur luftërat në ish-Jugosllavi”, ka thënë Musliu në një status në Facebook.

Sipas tij, edhe mbrëmë, Kisha Ortodokse Serbe u bë levë për zhvendosjen e paqes së brishtë në veri të Kosovës.

“Si vegël e Vuçiqit, ajo u rendit në setin e mjeteve luftarake, duke kërcënuar Republikën e Kosovës, dhe së këndejmi duke u bërë inspirim për kriminelët e barrikadave në veri të trios Ëagner – Civilna Zastita – Severna Brigada!”.