BREAKING NEWS

“U korruptuan edhe me një kafe”, Dosja e plotë e Prokurorisë për 25 policët e paraburgosur për aksionin “Pika”

48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë përfunduan në pranga të Inspektoratit Policor të Kosovës gjatë së hënës. Ata dyshohet se kanë kryer një mori të veprave penale, me ç’rast gjykata mori vendim që 25 prej tyre të dërgohen në paraburgim me kohëzgjatje prej një muaji. E për të tjerët vendimi pritet të merret sot.

Televizioni 7 ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë Speciale për 25 zyrtarët e dërguar në paraburgim.

Në këtë dosje shihet se si zyrtarët policorë në pikë kalimet kufitare Qafë-Prush dhe Qafë-Morinë, janë korruptuar edhe me një kafe.

A.K., njëri nga të pandehurit sipas Prokurorisë disa herë ka pranuar shuma të ndryshme të parave nga persona të ndryshme me qëllim që të hyjnë në Kosovë në kundërshtim me masat e përgjithshme për Covid-19. Poashtu ai dyshohet edhe se ka pranuar disa herë para edhe për të lejuar transportimin e mallrave të ndryshme. Kjo sipas prokurorisë duke i marrë paratë për vete e herë-herë duke i ndarë me kolegët e tij.

Edhe A.Sh. dyshohet se disa herë ka pranuar ryshfet për t’ua mundësuar qytetarëve të ndryshëm hyrjen në Kosovë, në kundërshtim me masat e vendosura kundër virusit Covid-19. Poashtu ai dyshohet se gjatë periudhës 22.08.2021 e deri më 18.12.2021, ka pranuar disa herë shuma të parave nga persona që transportonin mallra të ndryshme nga Shqipëria. Edhe A.Sh. dyshohet se këto veprime herë i ka bërë i vetëm e herë duke bashkëvepruar me kolegët e tij.

Për të njëjtën periudhë kohore edhe A.H. dyshohet se ka pranuar ryshfet nga qytetarë të ndryshëm për t’iu mundësuar hyrjen në Kosovë përkundër masave të përgjithshme kundër Covid-19 të vendosura nga Qeveria. I njëjti sipas dosjes së prokurorisë disa herë ka pranuar shuma të ndryshme të parave nga qytetarët që po transportonin mallra të ndryshme nga Shqipëria. Edhe ky zyrtar policor, dyshohet se këto veprime herë i ka bërë i vetëm e herë në bashkëpunim me kolegët.

Ndërkaq, i pandehuri B.L. dyshohet se për të fituar para për vete dhe kolegët e tij, ka pranuar disa herë ryshfet nga qytetarë të ndryshëm për ta kaluar kufirin përkundër masave të vendosura nga qeveria për Covid-19. Poashtu ai pranoi ryshfet edhe nga personat që transportonin mallra nga Shqipëria në Kosovë.

Edhe D.L. dyshohet se në periudhën e njëjtë kohore ka pranuar ryshfet nga persona që transportonin mallra nga Shqipëria në Kosovë. Në disa raste edhe ky bashkëpunoi me kolegët e tij.

Për të lejuar transportimin e mallrave në Kosovë, ryshfet dyshohet se mori edhe F.S., zyrtar policor në pikëkalimin kufitar në Qafë Morinë. Edhe ky në disa raste veprën penale dyshohet se e kreu në bashkëpunim me kolegët.

Ndërsa F.Gj. dyshohet se mori ryshfet nga qytetarët që e kaluan kufirin me Kosovën në kundërshtim me vendimin e qeverisë për masat e përgjithshme kundër virusit Covid-19.

E G.A. dyshohet se gjatë periudhës 22.08.2021 deri më 18.12.2021 ka pranuar shuma të ndryshëm të parave për t’iu mundësuar hyrjen në Kosovë qytetarëve të ndryshëm në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës kundër virusit Covid-19. Ai dyshohet se ka pranuar mjete edhe nga qytetarët shqiptarë që transportonin mallra në Kosovë.

Për të njëjtën periudhë kohore edhe polici G.H. dyshohet se kreu po të njëjtat vepra penale.

Për të njëjtat akuza dyshohen edhe zyrtarët policor G.Sh. dhe G.T.

Ndërkaq polici H.D. dyshohet se mori ryshfet për të lejuar transportimin e mallrave të ndryshëm nga Shqipëria në Kosovë. Edhe ky veprën penale dyshohet se e kreu duke bashkëvepruar me kolegët në disa raste.

I pandehuri H.P. dyshohet se gjatë periudhës 22.08.2021 deri më 18.12.2021 ka pranuar shuma të ndryshëm të parave për t’iu mundësuar hyrjen në Kosovë qytetarëve të ndryshëm në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës kundër virusit Covid-19. Ai dyshohet se ka pranuar mjete edhe nga qytetarët shqiptarë që transportonin mallra në Kosovë.

Për të njëjtën veprën penale akuzohet edhe zyrtari policor H.H.

Sikurse policët e lartcekur njëjtë dyshohet se vepruan edhe policët I.B. I.D. dhe I.T.

Ndërkaq K.S., në cilësinë e mbikëqyrësit të ndërrimit dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke mos reaguar në disa raste kur ishte prezent gjatë kohës sa zyrtarët policor pranuar ryshfet për të lejuar qytetarë të hyjnë në Kosovë në kundërshtim me masat e vendosura kundër Covid-19 dhe lejimin e transportimit të kundërligjshëm të mallrave të ndryshëm nga Shqipëria në Kosovë.

Edhe polici L.H. dyshohet se disa herë ka pranuar ryshfet për të lejuar  në kundërshtim me ligjin transportimin e mallrave nga Shqipëria në Kosovë.

E rreshteri M.B. dyshohet se ka qenë në vendin e ngjarjes ku disa herë vartësitë e tij pranuar ryshfet nga persona të ndryshëm.

Ndërsa i pandehuri R.T. dyshohet se gjatë periudhës 22.08.2021 deri më 18.12.2021 ka pranuar shuma të ndryshëm të parave për t’iu mundësuar hyrjen në Kosovë qytetarëve të ndryshëm në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës kundër virusit Covid-19. Ai dyshohet se ka pranuar mjete edhe nga qytetarët shqiptarë që transportonin mallra në Kosovë.

E polici S.M dyshohet se disa herë ka pranuar shuma të ndryshme të parave nga qytetarët me qëllim që të hyjnë në Kosovë në kundërshtim me procedurat ligjore për kalim kufitar.

Edhe Xh.H. dyshohet se ka pranuar shuma të ndryshme të parave për t’iu mundësuar hyrjen në Kosovë qytetarëve të ndryshëm në kundërshtim me masat  vendosura nga Qeveria e Kosovës kundër virusit Covid-19. Ai dyshohet se ka pranuar mjete edhe nga qytetarët shqiptarë që transportonin mallra në Kosovë.

Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe Xh.H.

Ndërkaq, Xh.L., komandant i pikës kufitare Qafë Morinë, dyshohet se së paku në një rast s’ka reaguar dhe nuk ka marrë veprime për të parandaluar ryshfetin në këtë pikë kufitare.

Të gjithë këta të arrestuar dyshohen për veprat penale: pjesëmarrje dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge, keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar , marrja e ryshfetit, ushtrim I ndikimit dhe kontrabandë të mallrave, shkruan Gazeta Express.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

6 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago