Në mesin e tetë vendeve që Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë, thotë se e kanë çnjohur Kosovën, çnjohje që ai pohon se “i kam në sirtarë”, janë disa vende të vogla si Mbretëria e Eswantinit, Gabonit dhe Somalisë dhe disa shtete të Amerikës Latine si Antigua dhe Barbuda, e cila tashmë zyrtarisht e ka “ngrirë” vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton gazeta opozitar serbe Danas, mbështetur në burime diplomatike.
Gjithashtu, shtete të tjera që tashmë zyrtarisht i kanë “ngrirë” vendimet për njohjen e pavarësisë Danas shkruan se mund të jenë Egjipti, Peruja dhe Republika Dominikane.
“Kurse, një luftë e veçantë diplomatike po bëhet për pozitën e Kosta Rikës, e cila është vendi i parë që ka njohur pavarësinë e Kosovës”.
Danas shkruan gjithashtu se delegacioni i Serbisë që ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më shumë se për fjalimin e Vuçiç në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, është për të “shfrytëzuar rastin që të forcohen marrëdhëniet me vend që nuk e njohin Kosovën dhe vazhdojnë të lobojn në kampanjën e çnjohjes”.
Vetë Vuçiç ka deklaruar se “më duhet të takohem me Olaf Scholz-in, pastaj me përfaqësuesit e vendeve të Amerikës Qendrore – Guatemala, Nikaragua, Kosta Rika dhe më pas me përfaqësuesit e vendeve afrikane – Eswantin, Mozambik, Niger, Gabon dhe gjithashtu me shumë përfaqësues. të vendeve evropiane”.
Ai tha se do të takohet edhe me dy-tre presidentë të vendeve të Amerikës së Jugut, presidentët e Somalisë dhe Iranit, si dhe me shumë vende të tjera të vogla aziatike.
“Për lidershipin e Serbisë, madhësia dhe ndikimi i shteteve në OKB nuk është i rëndësishëm, është e rëndësishme që ata të kenë një zë dhe prandaj çdo vend ka rëndësi”, thonë burimet e Danas.