Komandanti i ushtrisë libiane Khalifa Haftar u ka bërë thirrje forcave të tij që të përparojnë drejt qendrës së Tripolit, raporton Reuters.
Ai, sipas agjencisë, iu referua një “beteje përfundimtare” mbi pushtimin e kryeqytetit të vendit, i cili është nën kontrollin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA).
“Koha ka ardhur tani, në të gjitha njësitë ushtarake … Koha që njerëzit tanë po prisnin në Tripoli, ” tha ai në mesazhin e tij.
“Sot, ne njoftojmë betejën vendimtare dhe përparimin drejt zemrës së kryeqytetit për ta lënë të çliruar … heronjtë tanë janë duke avancuar”.
Ushtria Kombëtare Libiane (LNA) filloi një operacion në shkallë të gjerë në fillim të prillit për të kapur kontrollin e Tripolit, kryeqytetin e qeverisë së unitetit kombëtar të njohur ndërkombëtarisht të kryeministrit Fayez al-Saraj.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…