Në një intervistë të fundit për Top Channel skulptori Mumtaz Dhrahmi hodhi idenë që një shtatore e Ismail bej Vlorës meritonte një shesh të vetin, ose duhej vendosur po në sheshin “Skënderbej” përballë me monumentin e Gjergj Kastriotit.
Por si kanë ndryshuar me kohën veprat e artit në sheshin që mesa duket vetëm emrin nuk ka ndryshuar…
“Një gjë nuk ka lëvizur kurrë. Që ky shesh, pavarësisht ndërthurjes së rrugëve, që krijuan bërthamën e parë elementare për këtë shesh është quajtur gjithmonë sheshi “Skënderbej”, tha Artan Shkreli.
Ky shesh e ka marrë emërtimin sheshi “Skënderbej” në 26 nëntor 1937. Origjina e emrit Skënderbej nuk vjen nga monumenti i Skënderbeut siç mund të kujtojë kushdo, por vjen nga një kazermë.
E cila fillimisht ka qenë një kazermë osmane. dhe me ardhjen e okupacionit austro hungarez u quajt kazerma Skënderbeg. Objekti i parë artistik ka qenë një shatërvan i madh i vendosur në majën e piramidës së sheshit sot.
“Përpara se të bëhej monumenti i Skënderbeut aty ka qenë monumenti i Stalinit, i cili u vu në 53, kur ai vdes. Si një shembull i vazhdimësisë staliniste. më vonë figura e Stalinit errësohet. Hrushov ve gurin e pare në pallatin e kulturës, kështu që lindi idea e heqjes së Stalinit.
Danish Queen Strips 4 of Her Grandchildren of Their Royal Titles
×
Me rastin e 450 vjetorit të heroit u vendos që të vihej monumenti i Skënderbeut, aty ku është. I cili është për hir të së vërtetës një punim monumetal i bërë nga Odise Paskali me ndihmësat e tij”, u shpreh Artan Shkreli.
Monumenti u vendos aty me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar. Ky monument është vepër e skulptorëve Odhise Paskali, Janaq Paço e Shaban Hadëri dhe përurimi i tij u bë më 11 janar 1968. Gjatë periudhës së socializmit sheshi pësoi ndryshimet e veta.
Idea fillimisht ishte të ngrihej pallati i shtypit. Një objekt i lartë prej xhami. me ambicien e arkitekturës së re në Shqipëri dhe para saj të vendosej monumenti i lirisë, por kjo gjë nuk u bë kurrë.
“Zhvillimet bënë të tillë që kur vdes Enver Hoxha të zëvendësohej idea e monumentit të lirisë me monumentin e Enver Hoxhës. Pak kohë më vonë këtu ngrihet monumenti i cili ze një vend përballë pallatit të kulturës. Shikon nga lindja. Fotografia ikonike me monumentin e pjerrët gati në rënie që zuri faqet e para të shtypit botëror shënon edhe fundin e një epoke”, tha Artan Shkreli.
Sa i përket propozimit që Ismail Qemali dhe Gjergj Kastrioti të jenë në një shesh Shkreli mendon se kjo nuk do të ishte zgjidhja e duhur.
“Sheshi quhet ” Skënderbej”. Do të ishte dicka e pamotivuar që dy figura kaq të rëndësishme për historinë e Shqipërisë të rinin përkundruall njëri tjetrit. Ato kanë rolin e tyre shumë të madh në histori. Ajo që i jep identitet sheshit dhe mesa duket do ngelet edhe në të ardhmen është Gjergj Kastrioti që ka fatin e madh të këtë për sfon ministritë. Me të cilin ne jemi rritur dhe shpresojmë t’ua përcjellim dhe fëmijëve tanë”, tha Artan Shkreli.