Baton Haxhiu, parashikon se Kosova do të bëhet me qeveri të re në fillim të muajit të ardhshëm.
Sipas Haxhiut, Qeveria Kurti, që u rrëzua nga Kuvendi i Kosovës pak ditë më parë, do të jetë në detyrë vetëm edhe pak ditë.
Haxhiu parashikon që qeverinë e re të vendit do ta udhëheqë Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Unë besoj që LDK’ja do të formojë qeveri në 10-ditëshin e parë të muajit prill”, ka thënë Haxhiu për TV Klan.
“LDK’ja i ka 66 apo 67 vota”, ka llogaritur Haxhiu.
Sipas tij, LDK’ja e Isa Mustafës “pritet ta bëjë qeverinë me Nismën e Fatmir Limajt dhe AAK’në e Ramush Haradinajt”.