Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave që të mos shkojnë në takimin e ftuar për këtë të martë nga Kryeministri Albin Kurti.
Një burim i Klankosova.tv nga ky asociacion ka pohuar se është bërë kjo thirrje dhe se për pak pritet që të bëhen të ditura edhe arsyet. Një nga to besohet të jetë largimi i AKK-së nga komiteti për menaxhimin e pandemisë.
Siç është kuptuar, Kurti ka ftuar kryetarët në një takim urgjent për të diskutuar për drejtuesit e komunave rreth situatës me COVID-19.