Të mërkurën Bundestagu debatoi për zgjatjen e misionit të Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it, ku doli në pah edhe njëherë se si e shohin deputetët gjermanë zgjidhjen e konfliktit politik Serbi-Kosovë.
https://www.youtube.com/watch?v=FyPxK7j_nlE&feature=emb_title
Përfaqësuesi i Alternativës për Gjermani Anton Friesen e quajti Kosovën pseudo shtet, derisa tha se ndërhyrja e NATO-s këtu filloi me një gënjeshtër, transmeton Reporteri.
“Kosova tani është de fakto një shtet monoetnik nën ndikimin e krmit të organizuar. Qytetarët e Kosovës janë më të varfrit në Evropë. Shkalla e papunësisë vitin e kaluar ishte pothuajse 26 përqind, papunësia e të rinjve deri në 50 përqind. Ky pseudo shtet i porsalindur duhet të jetë multietnik dhe multikulturor, por kjo është vetëm një ëndërr e elitave të fuqishme të Brukselit dhe Berlinit”, deklaroi ai.
Ai po ashtu tha se qeveria gjermane do të ishte mirë të angazhohej për këmbim territoresh, në vend se të vazhdohet me gënjeshtra.
„Në vend që të vazhdohet me këto gënjeshtra të përjetshme, qeveria gjermane do të bënte mirë të angazhohej për një këmbim territoresh, në mënyrë që serbët në Kosovën e Veriut të mbrohen në kuadër të shtetit të tyre, dhe zonat shqiptare të prirura për destabilizim në jug të Serbisë, të stabilizohen duke u bashkuar me territorin e Kosovës”, tha ai.