Kanë kaluar dy vite që kur Komisioni Europian kishte deklaruar se Kosova i ka përmbushur te gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por që nga 18 korriku i vitit 2018, Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm i izoluar në Europë.
Me 18 korrik të vitit 2018, Komisioni Europian kishte deklaruar se Kosova ka përmbushur dy kërkesat apo dy kushtet e fundit për liberalizim të vizave. Në komunikatën e viti 2018 të Komisionit thuhej se me ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe progresi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, janë përmbushur të gjitha standardet e përcaktuara në Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Por që nga ajo kohë përkundër premtimeve boshe si nga liderët kosovarë ashtu edhe nga ata europianë nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, edhe pse ka pasur zëra të zyrtarëve të ndryshëm europianë që Kosovës po i bëhet padrejtësi në këtë aspekt, por si duket forcat kryesore si Franca dhe Gjermania kanë qenë pengesat kryesor rreth kësaj çështjeje.
E rreth kësaj padrejtësie ndaj Kosovës, ka reaguar edhe diplomati gjerman Wolfgang Ischinger , i cili në Twitter ka shkruar se vonesa e gjatë dhe mospërmbushuja e premtimit nga ana e BE’së për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës ka vënë në diskutim besueshmërinë e BE’së.
“Ok, le të bëhet tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE’së. Vonesa e gjatë vë në diskutim besueshmërinë e BE’së”, ka shkruar Wolfgang Ischinger, trasnmeton Gazeta Metro.
Ok, so let’s do it now! Visa liberalization for all citizens of Kosovo is an unfulfilled EU promise. Long overdue – EU credibility is at stake! @JosepBorrellF @HeikoMaas @HashimThaciRKS @Enver_Hoxhaj @majda_ruge @BMI_Bund @GermanyDiplo https://t.co/dlhjD1RXNy
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) July 19, 2020
Ndërsa, vlen të thuhet se Raportuesja për Kosoven në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ditë më parë ka thënë se, Franca, Gjermania dhe Holanda janë forcat kryesore që kanë kundërshtuar liberalizimin e vizave. Duhet theksojmë se edhe i dërguari special i presidenti amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka qenë i zëshëm dhe kritik ndaj BE’së sa i përket liberalizimit të vizave i cili kishtë bërë thirrje që kjo çështje të përfundoj sa më shpejtë.
Me marrjen e presidnecës se BE’së nga Gjermani, optimizmi i qytetarëve ishte shtuar, por nga publikimi i planë progaramit të Këshillit të Europiës si organi kyç në këtë çëashtje, Kosova dhe liberalizimi i vizave nuk figuron askund.