Një protestë u mbajt mbrëmjen e të martës në Beograd kundër planit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Thirrja për protestë u bë nga organizata e paregjistruar ultra e djathtë “Patrulla Popullore” që edhe më herët kishte organizuar protesta për të kundërshtuar politikat e qeverisë serbe ndaj Kosovës.
Folësit në protestë qe u prezantuan si student thane se propozimi evropian nënkupton “fundin për Serbinë”.
“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të të gjitha negociatave dhe diskutimeve për propozimin franko-gjerman”, tha njeri prej folesven e kete proteste
Protestuesit e mbledhur në Beograd brohoritën “tradhti”, “nuk do të heqim dorë nga Kosova” dhe përdorën shprehje ofenduese ndaj Vuçiçit dhe shqiptarëve në Kosovë.
Protestuesit marshuan në rrugët e Beogradit dhe u ndalën para ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë (RTS), nga ku kërkuan “një opinion ndryshe, jo vetëm që Kosova është humbur” gjatë transmetimit në këtë kanal shtetëror.