FOTO&VIDEO

E fali drekën në Xhaminë e Madhe, ndërroi rrobat – u armatos dhe grabiti ‘Ria’-n në Prishtinë

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet e grabitjes, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane. Një ndër hajnat që ka rënë së fundmi në prangat e Policisë dhe është emër i njohur për shkak të të kaluarës së tij është edhe Dardan Gashi, 31-vjeçar nga Prizreni.

I vetëm, Gashi disa herë ka kryer grabitje e ka tentuar të kryejë një vepër të tillë, kryesisht në institucione mikrofinanciare, raporton Gazeta Sinjali.

Rastet e fundit kanë ndodhur javën e kaluar, kur i riu fillimisht ka tentuar të kryej në grabitje në Prizren, por nuk ka arritur. Në pamundësi për të kapur para atje, ai ia ka mësyrë kryeqytetit, ku arriti të plaçkis një shumë të të hollave.

Grabitjen në Prishtinë e kreu gjatë kohës sa Policia po e kërkonte për tentim grabitjen në Prizren – Gazeta Sinjali ka siguruar detaje nga kallëzimi penal dhe iu sjellë më poshtë detajet

Fillimisht, më 3 maj, e mërkurë, Dardan Gashi ia vuri syrin institucionit mikrofinanciar “Finca” në lagjen Bazhdarhane në Prizren, ku ka tentuar të kryejë grabitje, por s’ka arritur. Ndonëse tentoi që të mos identifikohej duke u maskuar dhe që të arrijë më shpejtë te paratë, duke u armatosur, plani i dështoi 31-vjeçarit.

I dyshuari, që s’arriti të kap asnjë centë nga filialja e Fincas, është konfrontuar me punëtorin e sigurimit dhe në pamundësi t’ia arrijë qëllimit ka ikur në drejtim të panjohur. Policia është aktivizuar menjëherë atë ditë, duke e zbuluar se për kë bëhet fjalë, me ç’rast ia bastistën edhe shtëpinë.

Derisa zyrtarët policorë nisën kërkimet për të, Gashi kishte marrë rrugën për në Prishtinë, për grabitjen e radhës. Natën e së mërkurës ai e kaloi në veturën e tij teksa priste që të zbardhte mëngjesi dhe ta vazhdonte “punën”.

Në kallëzimin e penal të siguruar nga Sinjali thuhet se i dyshuari më 4 maj kishte lëvizur nëpër disa rrugë të Prishtinës, por jo me të njëjtat rroba. Ai fillimisht ka dalë me veturë, të njëjtën më pas e ka lënë dhe ka vazhduar në këmbë për në Xhaminë e Madhe, për rituale fetare.

Pasi kreu lutjet e namazit të drekës, rrugës për në veturë vendosi cakun tjetër. Ishte filialja e institucionit “Ria”, aty ky i dyshuari kreu grabitjen dhe arriti të marrë mbi 2 mijë euro para të gatshme.

Siç mëson Sinjali, Dardan Gashi kishte ndërruar rrobat në veturën e tij dhe menjëherë ka bërë planin që të futet brenda kësaj filialje që ndodhet në rrugën “Nazmi Gafurri”. I armatosur dhe i maskuar, i riu u fut në lokal, por fillimisht u paraqit si të ishte ndonjë klient.

Por, pas përshëndetjes me punëtoren e lokalit,  31-vjeçari ka nxjerrë armën, duke e frikësuar të njëjtën dhe me britma ka kërkuar nga ajo të gjitha paratë që ndodhen brenda arkës. Posa i mori mbi 2 mijë euro, Gashi u largua me shpejtësi dhe arriti që të zhduket edhe nga Prishtinë shumë shpejt.

Sipas informacioneve të para, ai u kthye atë natë në Prizren dhe Policia arriti ta arrestojë dhe shoqërojë në stacion policor, ndërsa si prova u sekuestruan armë me një karikator. Ndaj tij, u nxor aktvendim për ndalim dhe nisjen e hetimeve.

Por ky nuk është rasti i vetëm i grabitjes që Dardan Gashi ka kryer. Ai dyshohet edhe për grabitjen e armatosur që ndodhi në fund të muajit janar në filialin e institucionit mikrofinanciar ‘Finca’ në Prizren, ku kishte arritur që nën kërcënimin e armës t’i kap 10 mijë euro.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

8 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

10 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

10 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

16 orë ago