Erdogani nga Beogradi kritikon politikat e Perëndimit ndaj Rusisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë të mërkurën se nuk mendonte se politikat “provokuese” të Perëndimit ndaj Rusisë ishin të sakta, pasi Bashkimi Evropian propozoi një kufi të çmimit të gazit rus.

Presidenti rus Vladimir Putin kishte kërcënuar më herët se do të ndalonte të gjitha furnizimet nëse BE-ja ndërmerrte një hap të tillë, duke rritur rrezikun për të mbetur pa gaz disa nga vendet më të pasura të botës këtë dimër.

Erdogan po fliste në një konferencë shtypi me presidentin serb Aleksander Vuçiq në Beograd. Ai qëndroi në Bosnjë, dhe pas Serbisë, do ta vizitojë edhe Kroacinë.